HomePolitikeÇfarë nuk u pa nga takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Gjermani,...

Çfarë nuk u pa nga takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Gjermani, Rama publikon foto-albumin

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, ku me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.

Takimi zhvillohet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe në fokus ka situatën në Ukrainë, përpjekjet diplomatike për paqe dhe garancitë e sigurisë për vendin pas përfundimit të luftës.

Rama u prit në Kancelarinë Federale nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili ka organizuar këtë samit së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Andy Burnham. Teksa ka publikuar edhe foto-albumin me disa nga momentet e takimit.

“Sot në Berlin, me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, në Kancelarinë Federale për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve””, shkruan ai krahas fotove.

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të 37 vendeve, si dhe drejtues të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në fokus të diskutimeve janë koordinimi i përpjekjeve diplomatike, vijimi i mbështetjes politike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën, si dhe mundësia e vendosjes së garancive të sigurisë pas një armëpushimi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular