Nga Sabah Sheta (Kreu i PD, Kruje)
Përpara të bashkuar, për fitoren e Partisë Demokratike!
Përpara të bashkuar, për fitoren e Partisë Demokratike!
Të nderuar demokratë! Si njëri prej jush pasi kaluam një periudhë të vështirë brenda familjes sonë politike duke u përplasur me njëri-tjetrin më shumë se me kundështarin, kur tashmë kemi kaluar të gjitha proceset zgjedhore partiake duke konfirmuar dhe ekipin tonë drejtues në PD, kërkoj nga secili prej nesh që të nisim së më parë nga puna që të bashkuar të punojnë për fitoren tonë në zgjedhjet parlamentare të radhës në 2025 apo qofshin dhe të parakohshme!
Miq dhe bashkëudhëtarë të mi, demokratët janë më mijëra, funksionet partiake nuk e kanë këtë numër. Kapacitetet në strukturat tona partiake me intelektualë dhe ata që kanë dhënë kontribut real për mbijetësën e forcës sonë politike në këtë kohë të vështirë janë të shumta, më të shumtë se emrat në strukturat drejtuese të PD, por ama qëllimi i secilit prej nesh është fitorja përballë kësaj mazhorance e cila ka rrënuar vendin, futur shqiptarët në varfëri, e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku mbizotëron krimi dhe korrupsioni.
Eshtë detyrë qytetare, por dhe patriotike jona që edhe nëse ka ndonjë pakënaqësi brenda nesh nga ky proces ristrukturimi ta kapërcejmë atë, të jemi të vetdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi dhe të jemi çdo ditë pranë njëri-tjetrit që të bashkuar duke trokitur në dyert pa përjashtim të çdo qytetari shqiptar të shkojmë tek ata si një alternativë e besueshme dhe jo konsum i politikës 33-vjeçare!
Për ta bërë këtë, na duhet të tregojmë që jemi të hapur ndaj të gjithëve, që lëshojmë nga vetja edhe nëse na kërkohet për qëllimin e madh; fitoren e PD për të cilën nevojitet kontributi i gjithësecilit, pa të cilin nuk mundet kurrë të shkojmë tek suksesi i shumëpritur.
Si kryetar i degës së PD Krujë, apelojë: Të ecim përpara të bashkuar për fitoren e PD! Për të arritur atë që duam nuk mjaftojmë aq sa jemi ndaj të ngjeshim më tej radhët dhe nëse shkojmë tek shqiptarët si alternativë e besueshme ata do të na besojnë, do të na votojnë dhe do të fitojmë.
Nëse ne do të ndryshojmë sot, Shqipëria do të ndryshojë nesër! Suksese vellezër demokratë në rrugëtimin që kemi nisur!