HomeAktualitetArtur Zheji hedh dyshime të forta dhe ia thotë në sy Mediut:...

Artur Zheji hedh dyshime të forta dhe ia thotë në sy Mediut: Ti e di kush është maja e ajsbergut në dosjen e “Gërdecit”

Advertismentspot_img

Analisti Artur Zheji tregoi se ekziston një majë ajsbergu në dosjen e “Gërdecit”, për të cilën edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, është në dijeni.

Sipas Zhejit, ka një situatë shumë të turbullt dhe politika s’ka ndihmuar aspak për ta sqaruar. Opinionit publik i duhet një fajtor për Gërdecin, tha analisti.

“Zoti Mediu përfaqëson majën e ajsbergut, dhe është i shënjestruar sepse ka prova apo pretendohet se ka prova për të vijuar një proces dhe për t’i dhënë opinionit publik një fajtor. Duhet një fajtor.

Siç është parimi i ajsbergut 8/9 janë poshtë. Ato 8/9 Fatmir Mediu e di kush janë. Unë nuk dua të vë në dyshim SPAK-un si një institucion politik apo të afiluar me politikën. Sepse duke dëgjuar zotin Mediu më erdhën në mendje disa fraza që ka sjellë nga emigrimi Arben Ahmetaj. Dhe ka njerëz që janë dënuar për këtë çështje, ndoshta edhe më rëndë seç duhej. Ka njerëz që kanë marrë përsipër faje që nuk duhet ti merrnin, ka njerëz që s’kanë marrë përsipër asnjë faji.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular