Barcelona dhe Reali i Madridit do të për ballen me njëritjetrin në “Klasiken” e parë të sezonit. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me pozicione të ngjashme në renditje, të ndara vetëm me një pikë dhe me disa ngjashmëri si në aspektin taktik, ashtu edhe në sensacionet futbollistike që transmetojnë. Këtë javë “MBP School of Coaches”, ka analizuar ngjashmëritë që ekzistojnë mes dy skuadrave dhe se si këto mund të ndikojnë në zhvillimin e ndeshjes.
QENDRA E FUSHËS – Në një përballje ku dominimi i mesfushës është vendimtar, të dyja skuadrat po përpiqen të vendosin epërsinë e tyre në këtë sektor të fushës. Si Barcelona ashtu edhe Reali i Madridit mbështeten në zotërimin e topit si bazë e lojës së tyre sulmuese.
Kjo tendencë sjelljeje reflektohet qartë në formacionet e tyre fillestare, pasi të dyja skuadrat kanë një numër të madh lojtarësh në këtë linjë. Barcelona “punëson” katër mesfushorë, ndërsa Madridi zgjedh të angazhojë pesë. Për shembull, katalanasit rreshtojnë Romeun, De Jongun, Pedrin dhe Gyndoanin në mesfushën e tyre në njëmbëdhjetëshen e tyre fillestare “teorike”.
Në mungesë të njërit prej tyre, është anësori i majtë që bashkohet me qendrën e fushës, duke formuar kështu një katror, i cili kërkon të sulmojë intervalet ndërmjet linjave.
Duke pasur parasysh prioritetin e të dyja skuadrave për të kontrolluar mesfushën, kushdo që arrin të zotërojë topin dhe të vendosë ritmin e ndeshjes mund të ketë një avantazh.
EFIKASITETI NË SEKTORË TË NDRYSHËM – Një aspekt që mund të bëjë diferencën në “Klasiken” e sotme është efektiviteti i të dyja skuadrave në sektorë të veçantë. Kur bëhet fjalë për aspektin sulmues, si Barça ashtu edhe Reali janë përballur me vështirësi së fundmi, të kushtëzuar nga mungesat kryesisht.
Vështirësia e skuadrave për të shënuar dallohet në rritjen e koeficientit (xG) që llogarit numrin e rasteve që duhet të krijojnë ato për të shënuar. Në mbrojtje, asnjëra nga dy skuadrat nuk ka treguar soliditet deri më tani. Por e veçanta është se si Barça dhe Reali duken efektive në lojën e tyre.
KRAHËT – Mbrojtësit e krahut do të luajnë një rol vendimtar në qasjen sulmuese të të dyja skuadrave. Si Barcelona ashtu edhe Madridi i kanë kthyer mbrojtësit e tyre në pjesë kyçe për të ofruar thellësi dhe gjerësi në lojë.
Në rastin e Barcelonës, Kanselo dhe Balde luajnë role jetike. Ndërsa portugezi tenton të veprojë si një mesfushor shtesë, duke zënë zonat e brendshme gjatë momenteve të përparimit dhe sulmit në të tretën e fundit të fushës, numri 3 i Barçës bëhet një aset thelbësor në krahun e majtë, duke vepruar si një mbrojtës i krahut dhe ekstrem sipas nevojave të ekipit.
Te Reali, falë organizimit të ri të krijuar nga Ançeloti këtë sezon, mbrojtësit e krahut kanë marrë një rol jetik. Karvahal dhe Mendi, ose Fran Garsia do të jenë thelbësorë që skuadra e bardhë të arrijë thellësinë e nevojshme sulmuese.
PËRFUNDIMI – “El Clasico” e radhës shihet si një përballje e ekuilibruar, ku dominimi i mesfushës, efektiviteti në zona dhe roli i mbrojtësve të krahut do të luajnë një rol përcaktues.
PANORAMASPORT.AL