Nuk është momenti për t’u shqetësuar, të paktën jo në lidhje me aspektin fizik, pasi Broja është parë në formë në seancat stërvitore të Chelsea-t. Sulmuesi kuqezi është hequr edhe nga lista e lojtarëve të dëmtuar për sfidën kundër Man.City, në letër, Broja është në dispozicion të trajnerit Pochettino.

Në videon e publikuar nga klubi londinez, Broja shihet i qeshur, duke u stërvitur me kohë të plotë, madje duke realizuar edhe super gola. Në çdo rast, Sylvinho ka vërtetuar se është perfeksionit deri në detaj, për këto dy sfida nuk preferoi as Marvin Çunin i cili realizoi një super gol në Serie A, por zgjodhi Arbnor Muçin, një lojtar që po kalon një moment fantastik në Suedi.