HomeKronikeFOTO+VIDEO/Iu bë atentat mafioz pranë spitalit, por mjekët s’i hapën derën! Ky...

FOTO+VIDEO/Iu bë atentat mafioz pranë spitalit, por mjekët s’i hapën derën! Ky është shqiptari që u ekzekutua në Ekuador, gruaja tenton ta shpëtojë, por… Detajet

Advertismentspot_img

Personi në foto është Arjanit Rizaj, shqiptari që u qëllua për vdekje mbrëmjen e së enjtes (9 nëntor) brenda automjetit të tij që e kishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza në Guayaquil, Ekuador.

Arjanit Rizaj

Viktima ndodhej brenda makinës me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit tha për policinë se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje.

Burime policore për Extra thanë se: “Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.”

Në videot e filmuara nga momenti pas krimit vërehet ankthi i të afërmve të të huajit në përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.

“Po i rrjedh gjak! Kujdesuni për të! Telefononi Policinë!”- dëgjohen duke thënë. Viktima qëndron në një pellg me gjak i shtrirë në dysheme, në krahët e një personi.

 

Por pavarësisht se ata kanë shkelmuar derën dhe goditur dyert, askush nuk iu është përgjigjur thirrjeve të tyre, derisa policia mbërriti në vendngjarje.

Megjithatë, edhe pse dera është hapur shqiptari nuk është pranua në klinikë dhe është transportuar në një spital tjetër aty pranë, por iu është dorëzuar plagëve të marra disa minuta më vonë.

Bashkëshortja e Arjanit ka treguar para hetuesve se viktima nuk punonte pasi ishte pa dokumente, por merrte para nga të afërmit e tij në Shqipëri dhe nga një vëlla që jetonte në Kanada

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular