Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, në qytetin e Rrëshenit.
Në prangat e uniformave blu ra 32 vjeçari me iniciale F. N., banues në Rrëshen. Ndërsa iu sekuestrua arma e zjarrit dhe krehri i saj me fishekë.
Në një tjerër operacion u proceduan penalisht dy vëllezërit me iniciale M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.
Njoftimi i policisë:
Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, në qytetin e Rrëshenit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë.
Në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, plan i cili inicioi ditën e djeshme, operacionin policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e FNSh Tiranë, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e rrethit dhe si rezultat;
U arrestua në flagrancë shtetasi F. N., 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.
Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.