HomeKronikePërplasja mes dy familjeve shqiptare/ 38-vjeçari shkoi së bashku me miqtë e...

Përplasja mes dy familjeve shqiptare/ 38-vjeçari shkoi së bashku me miqtë e tij i “armatosur” për të marrë borxhin prej 5 mijë eurosh, por…! Dritan Idrizi u godit 3 herë me thikë në zemër!

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme (7 gusht) në provincën e Riminit në Itali.

Dy familje shqiptare janë përfshirë në një sherr, ku për pasojë ka ndërruar jetën Dritan Idrizi, 38-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur 3 të tjerë. Dritan Idrizi, një emër i njohur për policinë italiane, në shoqërinë e disa miqve të tij të armatosur me shkopinj dhe hekura, kanë shkuar në Tavullia, për të larë hesapet me një tjetër familje shqiptare.

Sipas informacioneve, viktima ka shkuar për të mbledhur një shumë prej 5 mijë eurosh gjoja për punë ndërtimi, të cilën familja tjetër ia kishte borxh, për këta ta fundit nuk kishin ndërmend ta paguanin.

Pas debatit në rrugë, ka nisur edhe  konflikti fizik, ku janë përdorur shkelma, grushta, hekura e çekiç, deri në momentin që një anëtar i familjes së sulmuar, nxori thikë dhe goditi disa herë me thikë Dritan Idrizin.

Idrizi është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Deri më tani asnjë person nuk është vënë në pranga nga autoritet italiane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular