Ritmet e rënies së nxënësve në arsimin 9-vjeçar janë shumë më të larta se vitin e kaluar, kur tkurrja ishte 3.4%. Nga viti 2014 deri në vitin 2024, numri i fëmijëve në ciklin 9-vjeçar ka pësuar rënie me 34.5%, ose 125 mijë më pak. Në vitet në vijim, tkurrja e nxënësve do të jetë më e lartë si rrjedhojë e rënies së fortë të lindjeve dhe normave ende të larta të emigracionit në moshat e reja.
Sipas të dhënave nga cens 2023, këtë vit hyjnë në klasën e parë jo më shumë se 24 mijë fëmijë në të gjithë vendin.
Si rrjedhojë e rënies së nxënësve, një numër i madh shkollash po mbyllen vit pas viti. Nga viti shkollor 2012-2013, në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9- vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në
vitin 2013.
Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e numrit të nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%. Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është
pakësuar ndjeshëm.
Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi. Arsimi bazë nga klasa e parë deri në të nëntën me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë nga mosha 6 vjeç dernë moshën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj. Numri i të rinjve në vend po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin.








