HomeKronikeEMRI/Dekonspiroi operacionet e policisë dhe i përfshirë në trafik droge, arrestohet efektivi...

EMRI/Dekonspiroi operacionet e policisë dhe i përfshirë në trafik droge, arrestohet efektivi i Dibrës

Advertismentspot_img

Një efektiv i policisë është arrestuar pasi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, si dhe është i dyshuar për trafik droge.

Efektivi i identifikuar si Albano Rustemi është vënë në pranga. 

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit A.R., i cili kohën e rregjistrimit të këtij procedimi penal ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:
– dekonspirim të aksioneve të policisë;
– përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve;
– dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;
– kontrabandë me mallra të tjera.

Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë vepër penale.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular