HomeAktualitetÇfarë po ndodh? Kryeministri Albin Kurti thirret nga Prokuroria Speciale

Çfarë po ndodh? Kryeministri Albin Kurti thirret nga Prokuroria Speciale

Advertismentspot_img

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale i ka dërguar një ftesë kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit.

Kryeziu tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundëuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

Lajmi është publikuar në faqen e Facebook të zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.

Sipas Kryeziut, qëllimi ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025, sikurse në 2021 një vendim gjyqësorit për pamundësinë e garimin në zgjedhjet të 14 shkurtit 2021.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular