HomeKronikeEMRI/37-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rrugët e Strasburgut, i riu nga...

EMRI/37-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rrugët e Strasburgut, i riu nga Kosova flinte prej kohësh në…

spot_img

Një 37 vjeçar shqiptar nga Kosova është gjetur i pajetë në një rrugë të Strasburgut.

Bëhet fjalë për Sabit Hadzijaj. 37-vjeçari u gjet i vdekur në cepin e një pallati në një rrugicë të qytetit, e cila ishte bërë strehë për të kohët e fundit, pasi ai jetonte në mes të rrugëve për shkak të vështirësive ekonomike.

Shqiptari u gjet i pajetë në lagjen e stacionit të trenit në Strasburg mëngjesin e 1 shkurtit.

Do të jenë rezultatet e autopsisë ato që do të tregojnë shkakun e vdekjes së 37-vjeçarit.

Mediat e huaja raportojnë se 37-vjeçari, Sabit Hadzijaj, kishte bërë kërkesë për strehë urgjente më 24 janar. Por rasti i tij u la në pritje, e për fat të keq ai vdiq një javë më pas.

Mësohet se 37-vjeçari fatkeq jeton në Strasburg që prej moshës së fëmijërisë.

Ndërkaq nuk ka ende detaje se si i riu nga Kosova përfundoi në mes të katër rrugëve të Strasburgut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular