Gazetarja Klodiana Lala foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me lajmin e ditës, arrestimin me burg të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe masën arrest shtëpie që SPAK caktoi sot nga bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës.
Lala tha se SPAK caktoi masën arrest me shtëpi për Xoxën, për shkak se çifti kanë një fëmijë te mitur dhe sipas ligjit njëri prej prindërve duhet të kujdeset për fëmijën
“Ajola Xoxa është dërguar arrest në shtëpi ngaqë ka një fëmijë të mitur dhe nuk mundet sipas ligjit që dy bashkëshortët të dërgohen në masë më të ashpër për sa kohë njëri prej tyre duhet të kujdeset patjetër për fëmijë e mitur”, tha Lala.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e sotme.
Gjithashtu u lëshuau rdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”.