Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë një njoftim mbi gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut.
Në njoftim thuhet se Ati i Shenjtë ka pësuar dy herë insuficiencë akute të frymëmarjes, si pasojë e bronkospazmës dhe grumbullimit të mukusit.
Për këtë shkak Papa Françeskut i janë kryer dy bronkoskopi pr të larguar sekrecionet e shumta. Pasdite ka rifilluar ventilimi mekanik joinvaziv.
“Sot, Ati i Shenjtë pësoi dy episode të insuficiencës akute të frymëmarrjes, e shkaktuar nga një grumbullim i konsiderueshëm i mukusit endobronkial dhe si pasojë e bronkospazmës.
Prandaj janë kryer dy bronkoskopi, me nevojën për të hequr sekrecionet e mëdha.
Pasdite rifilloi ventilimi mekanik joinvaziv. Ati i Shenjtë qëndroi në çdo kohë vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues”, thuhet në njoftim.
Papa Françesku ndodhet në spitalin Gemelli në Romë që nga 14 shkurti, kur u shtrua si shkak i pneumonisë.







