HomeKronikePlagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në gjendje...

Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Advertismentspot_img

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur në një sulm me armë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Lenorman, në lagjen Kolonos të Athinës.

Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se para plagosjes me armë zjarri, ai është konfliktuar me dy persona të tjerë.

Ai u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me ngjarjen janë ndaluar dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin. Sa i përket të plagosurit, shtetasit shqiptar, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Attikon, me dy plumba në zonën e barkut.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular