HomeSport1 miliard Dollarë shpërblime në Botërorin e Klubeve. FIFA pritet të sqarojë...

1 miliard Dollarë shpërblime në Botërorin e Klubeve. FIFA pritet të sqarojë shpërndarjen e tyre

spot_img

FIFA njoftoi se Kupa e Botës për Klube 2025 do të ofrojë çmime prej 1 miliard Dollarësh për klubet pjesëmarrëse. Është ende për t’u kuptuar se si do të shpërndahen këto bonuse, informacioni mbi këtë pikë duhet të zbulohet nga FIFA në ditët e ardhshme.

Mediat e specializuara mbi ekonominë, bëjnë të ditur se FIFA do të ketë të ardhura të larta që kapin shifrën e 2 miliardë Dollarëve. Të drejtat e transmetimit televiziv dhe të drejtat e marketingut do të kontribuojnë me 75% të totalit, të cilave iu shtohen të drejtat e mikëpritjes dhe shitjet e biletave 25%.

Organi botëror i futbollit ka lidhur marrëveshjen historike me kompaninë mediatike DAZN për transmetimin ekskluziv të të gjitha ndeshjeve të Kupës së Botës për Klube 2025. Marrëveshja parashikon transmetim live falas në nivel global, me mundësinë e nënlicencimit të rrjeteve televizive lokale pa pagesë. Nga kjo marrëveshje FIFA ka përfituar më shumë se 1 miliard Dollarë.

Buxheti për mikëpritjen dhe shitjen e biletave për Kupën e Botës për Klube arrin në 500 milionë Dollarë.

FIFA thuhet se ka arritur gjithashtu marrëveshje me Bankën e Amerikës, televizionin kinez dhe grupin elektronik Hisense dhe një prodhues belg të birrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular