HomeSportVIDEO/“SMS” Sylvinhos nga Rusia, Daku shkëlqen me dy-golësh brenda 20 minutash

VIDEO/“SMS” Sylvinhos nga Rusia, Daku shkëlqen me dy-golësh brenda 20 minutash

spot_img

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka gjetur 2 herë rrugën e rrjetës në Rusi.

27-vjeçarit i mjaftuan vetëm 8 minuta në takimin Rubin Kazan-Spartak i Moskës, duke kaluar vendasit në avantazh.

Sulmuesi përfitoi nga një gafë më mbrojtjen e miqve dhe nuk fali përballë portierit, duke ngritur në festë skuadrën e tij.

Por sulmuesi i Kombëtares nuk u mjaftua me kaq, pasi pas 20 minutash, realizoi dhe golin e dytë të sfidës.

Këto ishin golat numër 10 dhe 11 të sezonit për Dakun, i cili i dërgoi një “SMS” trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho, vetëm disa ditë përpara publikimit të listës për Kualifikueset e Botërorit 2026, ku Shqipëria do të ndeshet me Anglinë dhe Andorrën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular