Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës po kryen takime me zyrtarë të lartë në vend.
Komisionerja Kos zhvilloi sot takim me përfaqësuesit nga institucionet e drejtësisë, ku u ndal në një bisedë punë me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. I pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.
Ky takim zhvillohet në kuadër të fokusit të vizitës së komisioneres Kos, në çështjet integrimit në BE, procesin e reformave në Shqipëri dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin