HomeOP ED“Gaboi Rama që nuk “kandidoi”, por u mbyll në listë?

“Gaboi Rama që nuk “kandidoi”, por u mbyll në listë?

spot_img

Nga Prel Dedaj
Shumë po e kritikojnë Edi Ramën që është futur në listë të mbyllur, në listën e Tiranës.
E para herë është unë po i jap të drejtë Edi Ramës (jo se ka shumë rëndësi për të), por sepse mendoj që po bën veprimin e duhur për vete.

Së pari, ka zgjedhur listën e Tiranës si më e madhja për nga numri, që të mos bjerë shumë në sy. Veprim racional quhet e duhet përgëzuar që nuk e ka neglizhuar këtë detaj (sepse në detaje, fshihet djalli)

Imagjino të ishte në Listën e Gjirokastrës apo Kukësit…

Do duhej të shkonte derë më derë… Do kërkonte votën e natyrisht do e mashtronin, sepse të gjithë e dinë që kanë përpara një mashtrues!

Sepse ai e di më mirë se ne, se çfarë i ka bërë popullit, e në këtë emër janë edhe socialistët.

Në çdo zgjedhje votat e tij janë pakësuar, sepse gjithë sa bën, ai e ka kundër popullit e në favor të pesë vetëve që në mbretërimin e tij, u kthyen në oligarkë, e Kuvendi i Popullit, me ligjet pro tyre, u bë thjesht noter i transaksioneve miliardëshe në favor të tyre e në kurriz të popullit. Edhe ai habitet si ka mundësi që merr më shumë se pesë vota, aq sa ç’janë oligarkët e fryrë në kohën e tij…

Ndaj ata që i thonë që Rama duhej të dilte në listën e hapur, i thonë një pamundësi, e një hundthyerje kot së koti.

Jo rastësisht, u fut në ligj termi votë preferenciale, e cila do adresohej vetëm për ata që janë në listën e hapur, në mënyrë që ata të listë së mbyllur të mos “peshoheshin” nga vota e popullit, e nga kjo të mos merrej vesh se sa “e duan”( atë njeri, përveç ata që mund të kenë sindromin e Stokholmit)…

Si mund ta votojnë ata socialistë që, si gjithë të tjerët paguajnë TVSH-në e ilaçeve 20% ?

Si mund ta votojnë ata socialistë që paguajnë ushqimet jetike me tvsh 20% ndersa ku me ata të pestë, merr 500 milion euro plus nga rritja e tvsh-së për shkak të rritjes së çmimeve.

Si mund ta votojnë Edi Ramën gjithë ata socialistë që si gjithë shqiptarët e blejnë naftën më shtrenjtë se çdo vend i Europés (nuk flas për atë socialistin që tha në televizion që “për mua nuk është rritur çmimi se unë 10 mijë lek fus prap)?

Si mendon ky që e besojnë ata kur u thotë që “edhe këtë vështirësi do ta përballojmë bashkë”, ndërkohë që vështirësia për popullin thellon varfërinë, dhe “vështirësia” për Edi Ramën është pasurim i mëtejshëm i 5-sheve që e rropën Shqipërinë.

Si mund ta votojnë një inxhinier hidrogeknik, apo jurist Edi Ramën, ndërkohë që drejtor Ujësjellësi në një rreth, emerohet një “socialist” që kishte vjedhur shtëpinë e Benzema-s.

Si mund ta votojnë një specialist i që çon në shtëpi djersën e ndershme të fituar nga puna e drejtë Ramën, nderkohë qẽ ministrat e Ramës bëjnë thirrje për rekrutimin e “specialistëve të guximshëm që firmosin pa frikë” (O Zot, a i dëgjon!!??)?

Si mund ta votojnë Edi Ramën ata socialistë që si gjithë shqiptarët janë gjendur nën shtypjen e pushtetit të tij, me gjoba, kamata, rritje taksash etj etj.

Si mund ta votojnë ata socialistë që kanë parë fadronat të shembin shtepite e tyre ose të komshinjëve të tyre?

Si mund të votojnë Edi Ramën, arkitektin e shtetit të 5 vetëve, nderkohë që faksat përdore. Për qoka në Turqi e Serbi.

Si mund ta votojnë Edi Ramën ata socialistë që shohin ministrat e tij të hanë biftek me çmim 1.000€?

Mund të vazhdoj gjatë e prap nuk mbarojnë veprimet kundër popullit (edhe socialist) të këtij udhëheqësi, edhe pse kete fjalë e meriton thjesht nga ideja që ka turlilloj rruge…

Rrengu më i madh që dreqi i bëri botës, ishte ideja që sundoi për të tek njerëzit, sikur ai nuk ekziston, e prap njerëzit e kanë frikë…

Ky i yni, ekziston, është i mbyllur në një listë…

ju lutem mos e kini frikë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular