HomeRajoniSHBA, kampe në Kosovë? Do ndiqet modeli i ‘Gjadrit’, “Wall Street Journal”:...

SHBA, kampe në Kosovë? Do ndiqet modeli i ‘Gjadrit’, “Wall Street Journal”: Prishtina mes 6 vendeve të projektuara

Advertismentspot_img

Modeli italian për t’i përdorur kampet e ngritura në Shqipëri për emigrantët që iu është refuzuar qëndrimi në Itali dhe që janë në pritje të riatdhesimit drejt vendeve të tyre, duket se do të ndiqet jo vetëm në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga të dhënat më të fundit nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë nisur diskutime me Libinë dhe vende të tjera në Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore për të identifikuar destinacione alternative për të rivendosur emigrantët që janë dëbuar nga territori i SHBA-së, por që nuk mund të kthehen drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës.

Kështu raporton “Wall Street Journal”, duke cituar burime nga administrata amerikane, sipas të cilave vendet e kontaktuara përfshijnë edhe Libinë, Ruandën, Beninin, Moldavinë, Mongolinë dhe Kosovën.

Në krye të kësaj përpjekjeje është Stephen Miller, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe një figurë kyçe në përpjekjet e vijës së ashpër të imigracionit.

Miller po përpiqet të kopjojë modele tashmë të testuara nga vende të tjera perëndimore, si marrëveshja e vitit 2022 midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës dhe ajo midis Italisë dhe Shqipërisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular