Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Gjadrit.
Dy makina që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur, ndërsa një prej mjeteve ka përfunduar në kanal.
Raportohet se nga aksidenti ka pasur vetëm për dëme materiale.
Drejtuesit e mjeteve mësohet se nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.







