HomeKryesoreFlutura Açka i drejtohet Bardhit: Ç’të gjeti babam, o heroi im pse...

Flutura Açka i drejtohet Bardhit: Ç’të gjeti babam, o heroi im pse të lanë dje në fund të rreshtit?! Nuk je më pjesë e ajkës

spot_img

Deputetja Flutura Açka ka bërë një shënim për Gazment Bardhin, ku hedh dyshime se mes tij dhe Sali Berishës nuk është më bashkëpunimi i mëparshëm, kur lideri demokrat e përdori Bardhin për të “bashkuar” partinë e përçarë.

“Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fud të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm. Ç’të gjeti, babam?

Madje, kur erdhi fjala qe të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021.

Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim? A nuk ështe më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë?”, shkruan ndër të tjera Açka.

Reagimi i Flutura Açkës:

O hero, ty par(t)ia nuk të do!

Shënimi i orës 12.00

30.

Me mitingun e djeshëm të hapjes se fushatës së PDs po merren shumë përshkrues, dhe në të vërtetë, ke shumë çfarë të thuash.

Por unë do ta kursej gjykimin tim në respekt të mijëra demokratëve, të cilët, me hir a pahir, me dëshirë a detyrim, me besim a dyshim, janë sot të ndarë në copa dhe në kurthin politik të dy personazheve që i mbajtën, i votuan, i përkëdhelën dhe i durojnë ende: Sali Berisha e Lulzim Basha.

Mua më shqetëson heroi im, ndaj të cilit, plot katër vite më parë, siç edhe shihet nga fotoja e një dite prilli 2021, kam pasur besim të plotë.

Nuk e njihja, as sot nuk mëtoj se e njoh ndonjëfarë, pasi është e prej atyre personazheve që të tjera flet dhe të tjera mendon, të tjera bën dhe të tjera do të donte të bënte. Politikisht flas, gjithnjë.

A është kjo e mirë apo e keqe në politikë, iu mbetet demokratëve që ta gjykojnë, veçmas më 12 maj, në varësi të asaj çdo të prodhojë strategjia e këtij heroi (dhe e ca bythecëve të tij) pas majit të vitit 2023, ose më herët, qysh nga darka e Ukës së dhjetorit 2022, ose edhe më herët, nga shtatori 2021.

Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fud të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm.

Ç’të gjeti, babam?

Madje, kur erdhi fjala qe të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021.

Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim?

A nuk ështe më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë?

Të jetë, vallë, duke projektuar ndonjë strategji shpëtimi nga ky turp politik ku e futi veten, dhe ne të gjithë bashkë?!

Të jetë, vallë, duke përgatitur ndonjë puç alla kalamajsh që luajnë me topa lufte?

Aferim! Por atë, burrin që hedh diell dhe lëshon breshër kur të dojë mbi PDn, i cili ty, një Zot e di se si të korruptoi (politikisht), e quajnë Sali Berisha!

Gjithsesi, suksese!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular