Qeveria britanike njoftoi dje (12 prill) se do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset eksportuese me 20 miliardë paund (23 miliardë euro), duke përfshirë bizneset e goditura nga tarifat amerikane, në një përpjekje për t’i ndihmuar përpara nisjes së epokë së re në tregtinë globale.
Tarifat e shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë rritur pasigurinë për bizneset britanike rreth ekspozimit të tyre ndaj ‘regjimit’ të ri tregtar.
SHBA ka vendosur tarifa 25% për importet e çelikut, aluminit dhe makinave, si dhe një tarifë bazë prej 10% për importet e tjera nga shumica e vendeve të botës, përfshirë Britaninë e Madhe.
Qeveria e Starmer njoftoi se masat e fundit rrisin kapacitetin e huadhënies së Fondit Britanik të Sigurimit të Kredive të Eksportit (UKEF) në 80 miliardë paund (92 miliardë euro),
Ndërkohë synon të mbështesë bizneset më të prekura nga tarifat në afat të shkurtër me një financim deri më 11.5 miliardë euro
“Bota po ndryshon, kështu që është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim bizneset tona lider në botë dhe t’i mbështesim ato për të përballuar sfidat e së ardhmes,” tha Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves.
Bizneset e vogla dhe të mesme do të kenë gjithashtu akses në kredi deri në 2 milion £ (2.3 milion €) sipas skemës.