HomePolitikeFushata PD-ASHM, libra dhe të rinj/nga Bujar Leskaj

Fushata PD-ASHM, libra dhe të rinj/nga Bujar Leskaj

spot_img

Nga Bujar Leskaj
𝗙𝘂𝘀𝗵𝗮𝘁𝗮 𝗣𝗗-𝗔𝗦𝗛𝗠, 𝗹𝗶𝗯𝗿𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲 𝗿𝗶𝗻𝗷.
(𝗚𝗷𝗮𝘁𝗲 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗺𝗲 𝘁𝗲 𝗿𝗶𝗻𝗷𝘁𝗲 𝗲 𝗙𝗼𝗿𝘂𝗺𝗶𝘁 𝗥𝗶𝗻𝗼𝗿 𝘁𝗲 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲)

Si një ogur i mirë i fushtës dhe në respekt të fushatave të mëparshme që ne kemi zhvilluar si Parti Demokratike, në të cilën ne e kemi patur traditë të mirë dhurimin e librave, duke filluar nga viti 2005 dhe deri në fushatën e fundit, në këtë takim të parë, kam zgjedhur disa libra për t’ju dhurar të rinjve. Të merresh me politikë është një punë e mirë, punë e dobishme që ti si individ dhe si qytetar bën për tu futur tek qytetarët e informuar. Një qytetar i informuar është një qytetar që kontribuon për demokracinë. Ky është një definicion nga një politolog amerikan, Francis Fytyama.

1.Monografia për Hysni Lepenicën-Enver Memishaj Lepenica

-Nga një studiues i shquar i qytetit tonë Enver Memishaj Lepenica, monografia e plotë për Hysni Lepenicën, një nga figurat kryesore të Luftës së Dytë Botërore, komandant i forcave të përgjithshme të Ballit Kombëtar që jetën e tij e dha për atdheun në vitin 1943 në Greot, në Gjirokastër. Figura e Hysni Lepenicës është një figurë që krenon gjithë Labërinë, krenon madje dhe kundërshtarët e tij. Kundërshtarët e tij gjatë luftës dhe pas luftës e kanë patur shumë të vështirë ti gjejnë të meta apo ta shajnë, ta anatemojnë, ta baltosin, janë përpjekur por nuk e kanë arritur kurë. Kjo figurë nacionalisti sa vin edhe më shumë është në qendër, është në kontributet, është në dëshmitë e historisë sonë, e historisë në vitet 1930, të viteve 1940 dhe në historinë e Lëvizjes Kombëtare në Shqipërinë nacionaliaste.

2. Elitat e mohuara, krenari kombëtare-Vilhelme Vranari Haxhiraj

-Libri i dytë është libri i një shkrimtare shumë të dashur dhe shumë të njohur. Shkrimtare që është një zë i fortë i Vlorës në letrat kombëtare shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj. Është një studim i plotë “Elitat e mohuara, krenari kombëtare”. Në këtë studim, tashmë në rolin e studiueses zonja Vilhelme nxjerr shumë figura të harruara apo figura të anatemuara padrejtësisht, figura që kanë dalë nga elitat, nga elitat e jetës politike e ekonomike e qytetit. Është një libër që duhet lexuar nga të rinjtë.

3.Triada e Kosovës-Bedri Islami

-Libri tjetër është i studiuesit Bedri Islami është për luftën në Kosovë. Është për dy heronj të Kosovës për komandantin Femi Lladrovci dhe bashkëshorten e tij Xhev Lladrovci. Femi Lladrovci qëndron me dinjitet krahas figurës së komandantit të përgjithshëm të UÇK-së Adem Jashari. Është një figurë, hero kombëtar, që jetën e tij ja dha lirisë së Kosovës dhe gjithë aktiviteti i tij patriotik ka një finale të veçantë, dhe ka hyrë tashmë në histori. Në prill të vitit 1998 një gazetar i BBC shkon në Drenic dhe duke intervistuar ushtarët e UÇK, Femi Lladrovci ishte i pari që dha intervistën në BBC dhe gazetari e pyet “A jeni ju i gatshëm ta jepni jetën për Kosovën? Po, thot ky pa ju dridhur qerpiku,- do jetë nderi më i madh në jetën time në rast se unë këtë jetë ja përcjell lirisë së atdheut dhe për fat të keq në shtator 1998 ky vritet dhe bashkëshortja e tij, në luftë, në një betejë frontale me serbët.

4.Librat e tjerë, kemi dhe libra nga studiuesi Ndriçim Kulla, nga shkrimtari i qytetit tonë, ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti Gëzim Zilja.

5.për/në Kuvend (shkrime dhe diskutime 2021-2022)

Për ata qe kanë mbaruar histori apo politologji, ky është një vëllimi im i fundit,që unë kisha dëshirë që ta perzantoja për herë të parë me të rinjtë, janë shkrime dhe diskutime që unë kam përciellë përgjatë viteve 2021-2022. Mbështetur në atë parim, llogaridhënie dhe transparencë, transparencë në veprime, transparencë në atë cfarë ti ke deklaruar, cfarë ke thënë, ka nevojë jo vetëm qeveria por edhe opozita. Kanë nëvojë qeveritarët, kanë nevojë deputetët e mazhorancës, kanë nevojë dhe deputetët e opozitës. Unë i kam mbledhur në një vëllim, shumica janë diskutime në Kuvend apo shkrime në media por janë më shumë të karakterit ekonomik dhe politik, dhe besoj për ata të rinj që janë të apasionuar, ky libër modestish do t’ju shërbej. Jam duke përcjellë dhe shkrimet dhe diskutimet 2023-2024, te ky vëllim do vendos diskutimet e fundit janar, shkurt, mars në Kuvendin e Shqipërisë dhe fjalën e mbajtur në emër të Partisë Demokratike dhe të kandidatëve tanë përpara tre javësh në prezantimin e kandidatëve në Vlorë, për sa i përket progamit dhe vizionit të Partisë Demokratike.

6.Muzat e Qëndresës

-Për ata që janë studiues që dëshirojnë dhe janë adhurues të “letërsisë së burgut”, ky është një libër me shënime modeste për veprat e shkruara nga autorët, tek ajo që njihet si “letërsi e burgut”. Krenaria e letrave shqipe, në veçanti në këto tridhjetë e ca vite demokraci, janë ata autor që kanë shkruar në kushte të vështira, kanë vuajtur burgjet politike të diktaturës, vazhduan, dolën vital, dolën të mençur dhe përcollën, dëshmuan siç thotë At Zef Pëllumbi “rrojtën për me dëshmu krimet që ka bër komunizmi”. Për personalitete të tilla të letërsisë së burgut si Vilson Blloshmi, Astrit Delvina, Musine Kokalari, Pjetër Arbnori, Avzi Nela, Bedri Coku, Visar Zhiti, Koco Kosta, Mika Soruo, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Como, Leka Tasi etj. Është shumë i këndshëm, i lehtë për tu lexuar, për arsye se secili mund të lexojë atë autor që i pëlqen, që ndoshta e ka ndeshur veprën e tij më përpara

7.Gao-Nik dhe Leksionet e Dodaros

-Për studentët e ekonomikut, për sa i përket institucioneve financiare, për institucionet e auditimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gao-Nik dhe Leksionet e Dodaros.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular