HomePolitike“Rroftë dashnorja ime për pasaportën e BE”, Rama batuta me të rinjtë...

“Rroftë dashnorja ime për pasaportën e BE”, Rama batuta me të rinjtë në Tiranë: Vajzat të përdorin fuqinë që djemtë e lëkundur t’i bindin të votojnë PS

spot_img

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal sërish te rëndësia e integrimit të Shqipërisë në BE, që sipas tij mund ta realizojë vetëm PS.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në këtë pikë shqiptarët janë më të zgjuar se londinezët, sepse këta të fundit dolën nga BE.

Pas kësaj ai vijoi me batuta kur tha se tani do të shkruajnë që ai diskriminon londinezët, siç bënë me deklarata që ai bëri dje, kur iu drejtua vajzave të reja duke u thënë që nëse partnerët e tyre nuk votojnë për PS, duhet që t’u vendosin kusht.

“Në këtë fazë jemi më të zgjuar se Anglia, se ata dolën nga BE. Tani prite kur të dalin lajmet në ato mediat e kënetës që Rama diskriminon anglezët, se ishin mërzitur shumë me atë që u thash vajzave dje që partnerëve të tyre duhet t’u vënë kusht që nëse votojnë për bufin e kënetës, nuk ia vlejnë, mos ia varni fare.

Po qe se i doni aq shumë aq sa të ktheheni te ata, lërini disa kohë sa të pendohen dhe më pas kthehuni. Ata do shohin pasaportën e BE dhe do thonë ‘rroftë dashnorja ime se të ishte për ne nuk do futeshim kurrë në BE’.

Nuk është shkaka, na duhet çdo votë. Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse për ata djemtë e lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut dhe të votojnë PS në 11 maj, dhe le të shkruajnë çfarë të duan ata”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular