Me datë 23.04.2025, zhvilluam një takim entuziast me banorët e fshatit Trevllazër, njësia administrative Novoselë, në mbështetje të kandidatit të PD-ASHM z.Romarjo Meminaj.
Përtej fasadave, në Trevllazër shikon shtëpi pa ujë, infrastrukturë të shkatërruar, rrugë të pashtruara, mungesë ndriçimi, mungesë kanalizimesh. Si zonë me potenciale të mëdha në bujqësi, për 12 vite mbështetja për këtë sektor ka qenë e papërfillshme për banorët e Trevllazërit.
U shpreha se Partia Demokratike ka një program real, ku ne qendër është qytetari, fermeri, biznesi i vogël e i mesëm.
Diskutuam për programin e Partisë Demokratike, i cili parashikon mbështetjen e banorëve në sektorin e bujqësisë.
Angazhim tjetër konkret dhe prioritar i Partisë Demokratike do jetë rishikimi i reformës territorial-administrativ dhe kthimi i Novoselës Bashki.
Vota për numrin 1, vota për Partinë Demokratike-ASHM, garanton ekonomi të fortë, punësim, mbështetje për bujqësinë/blegtorinë, shtet të së drejtës, mbrojtjen e biznesit të vogël e të mesëm.