HomePolitikeBujar Leskaj: Me Dr.Nada Daullen prezantuam programin e PD me mjekë,...

Bujar Leskaj: Me Dr.Nada Daullen prezantuam programin e PD me mjekë, infermierë, stomatologë, farmacistë, laborantë të Vlorës

spot_img

Sot, datë 25.04.2025, së bashku me kandidaten për deputete të PD-ASHM znj. Nada Daullja morëm pjesë në një takim pune me mjekë, infermierë, stomatologë, farmacistë, laborantë të Vlorës, ku diskutuam programin e Partisë Demokratike për Shëndetësinë si dhe prezantuam gjithashtu Dr.Nada Daullen si kandidate dinjitoze e PD-ASHM në këto zgjedhje, cila është një mjeke e spikatur, me vlera të larta profesionale, por edhe me një kontribut të veçantë në PD në këto vite.

Në fjalën time theksova se programi i PD për shëndetësinë është një program gjithëpërfshirës, që në qendër ka pacientin, mjekun, infermierin.

Gjatë fjalës së saj Nada Daullja falenderoi kolegët që ishin pjesëmarrës në takim dhe foli hollësisht për programin e PD për Shëndetësinë:

-Partia Demokratike, do të ndërmarrë një reformë të thellë shëndetësore bazuar në modelin gjerman.

– Familja do jetë në epiqendër të këtij sistemi. Kujdesi për shëndetin familjar, për familjen, do jetë themeli i sistemit tonë.

-Buxheti për shëndetësinë do dyfishohen.

– Politika shëndetësore do jenë politika të qëndrueshme.

– Kujdesi shëndetësor në rrafshin e depistimit do ketë një karakter krejt tjetër.

– Skema e sigurimeve shëndetësore do ndryshojë, do diversifikohet, nuk do jetë më monopol i një institucioni.

– PD do të angazhohet që 100 ditët e para, të arrijë në një reformim transformues të sistemit shëndetësor, pasi korrupsioni dhe keqfinancimi i Rilindjes e ka shkatërruar atë.

-PD synon të ecë drejt standardeve më të mira të BE dhe nuk do lejohen kurrsesi që në Shqipëri të futen ilaçe që nuk kanë certifikantën e institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare evropiane.

-Sot, 2.1 përqind e GDP-së shkon për shëndetësinë. Do rritet që vitin e parë në 3 përqind, me synimin e prerë që brenda mandatit të dalë mbi mesataren e rajonit si financim.

-Kartela mjekësore e çdo pacienti do dixhitalizohet. Protokollet dhe kostoja e tyre do të jenë baza e praktikës në klinika dhe spitale.

Në takim folën personalitete të kësaj fushe në qytetin e Vlorës, Dr.Kosta Koçi, Dr. Remzi Haxhiu, të cilët përmendën problematikat e sistemit shëndetësor dhe shprehën mbështetjen për programin e PD-ASHM.

Në takim morri pjesë dhe Kryetari i PD Vlorë z.Hysni Sharra, i cili mbajti fjalën e tij përshëndetëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular