Spanja është në kaos sot dhe qeveria ka vendosur për mbledhje të jashtëzakonshme. Duke qenë vetëm dy ditë larg ndeshjes Barcelona-Inter, vendi iberik ka përjetuar një ndërprerje të energjisë.
Rreth orës 12:30, qytetarët u njoftuan të mos ndërmerrnin udhëtime. Kjo situatë ka sjellë reagime në Itali ku skuadra e Inzagit është programuar për t’u larguar nga Italia nesër në mesditë.
Deri tani përflitet edhe për sulm kibernetik ndaj Spanjës. Semaforët dhe internet po ashtu kanë pasur probleme.
Kujtojmë se Barcelona pret Interin të mëkurën në orën 21:00. Ndeshja e parë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve do të luhet në Spanjë.