HomePolitike"Lamborgihni i Noizyt sa 50 mijë pensione", Rama i përgjigjet Berishës: Më...

“Lamborgihni i Noizyt sa 50 mijë pensione”, Rama i përgjigjet Berishës: Më pak se 6 milionë dollarë të bufit

Advertismentspot_img

Gjatë takimit të sotëm në kuadër të fushatës, Rama i kujtoi Berishës kontratën 6 milionë dollarëshe për lobim, që sikurse tha, nuk krashasohet me vlerën e makinës së reperit.

“Ore, a ia hoqën non grata-n atij mo? Ia hoqën? Në datën 12 do ia heqin? Se sikur do ia hiqnin? Se 6 milionë dollarë jnë shumë vallaj! Se bufi dje ishte kapur me Lamburghinin e Noizyt. Ai ka lekët e veta tha, por janë 50 mijë pensione. Çfarë ka me Noizyn?

Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Lamborghini i Noizyt kushton shumë më pak se 6 milionë dollarë. Se nëse shkojmë me këtë logjikë, për të larë numrin në kokë, sa pensione paska paguar bufi. Po bufi me lekët e kujt? Se i bie të jenë 500 mijë pensione. Janë më shumë në fakt se Lamborgini është më paik se 1 milionë”, u shpreh Rama.

Ndërkaq deklarata e një ditë më parë e Berishës i referohej takimit të kryeministrit në Dibër, ku nuk mungoi spektakli me daulle e valle.

“Tallet me shqiptarët, merr daullen i bie daulles. Gjen dhe Noizyn me Lamborghini. Lamborghini i Noizyt nuk është pensione dhe rroga. Ai ta gëzojë, por ç’punë ka pensionisti me të. Ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Edhe Kamala mori të gjithë Hollyëood-in me vete por përfundoi atje ku e meritonte”, tha Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular