HomeKronikeEMRI+FOTO/Ky është 24-vjeçari që humbi jetën nga të shtënat me armë në...

EMRI+FOTO/Ky është 24-vjeçari që humbi jetën nga të shtënat me armë në Laç

Advertismentspot_img

Personi në foto është Gerald Bitri, 24-vjeçari i cili humbi jetën gjatë sherrit që degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, ditën e djeshme në qytetin e Laçit.

Mediet raportuan se të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit.

Pas konfliktit për prekjen e pasqyrave të makinës, ata e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje, në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë zbritur nga makina, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë dhe Gjeloshi i është kundërpërgjigjur. Ndreca ka plagosur Gjeloshin, Ismailajn dhe Bitrin i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. Nga të shtënat, i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.

Ndërkaq arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi. Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit.

Në dëshminë e tij paraprake, Ndreca ka thënë se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta qëllojnë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular