HomeKultureNë panairin “Kamza Lexon”, Diana Çuli u nderua me çmimin "KOLEKSION" për...

Në panairin “Kamza Lexon”, Diana Çuli u nderua me çmimin “KOLEKSION” për librin “I panjohuri”, botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint

spot_img

Në panairin e librit “Kamza Lexon”, autorja e njohur Diana Çuli u nderua me çmimin KOLEKSION për librin e saj më të fundit, “I panjohuri”, botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”. Ky çmim iu dha për mjeshtërinë në levrimin e prozës së shkurtër, ndërtimin autentik të subjekteve dhe karaktereve, dhe për stilistikën e thjeshtë, por të fuqishme, që gjen ekuilibrin perfekt midis formës dhe strukturës së rrëfimit.

“I panjohuri” është një përmbledhje tregimesh me histori dashurie, flirti dhe përvoja universale, të sjella me një gjuhë të thjeshtë dhe tërheqëse. Ky libër është një ftesë për një lexim të këndshëm dhe të lehtë, që tërheq pa lodhur lexuesin, veçanërisht ata më të rinjtë, duke i ofruar tregime që prekin shpirtin dhe ngjallin emocione të mëdha.

Një vlerësim i merituar për një autore që vazhdon të na çudisë me thellësinë dhe pasurinë e fjalëve të saj. #shtepiabotuesemediaprint#unelexoj#botime#libra

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular