HomeKultureParalajmërimi i Donald Trump: Filmat jo-amerikanë do të përballen me tarifa 100%

Paralajmërimi i Donald Trump: Filmat jo-amerikanë do të përballen me tarifa 100%

spot_imgspot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do t’i godasë filmat e prodhuar në vende të huaja me tarifa 100%, ndërsa përshkallëzon mosmarrëveshjet tregtare me vende anembanë botës, raporton BBC.

Trump tha se po autorizonte Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së për të filluar procesin e vendosjes së taksës, sepse industria e filmit në Amerikë po vdiste.

Ai fajësoi një “përpjekje të bashkërenduar” nga vendet e tjera që ofrojnë stimuj për të tërhequr krijues filmash dhe studio, të cilat i përshkroi si një “kërcënim për Sigurinë Kombëtare”.

“Përveç çdo gjëje tjetër, është mesazh dhe propagandë!” tha Trump në platformën e tij Truth Social, ndërsa shtoi “ne duam përsëri filma të bëra në Amerikë!”

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, iu përgjigj njoftimit të fundit, duke thënë “Jemi duke punuar për këtë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular