Tirana dhe Pogradeci e mbyllën mes kaosit, finalën për një biletë në Superiore. Bardheblutë fituan falë një autogoli në minutën e fundit të kohës së rregullt, për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar.
Skenat pas ndeshjes ishin të turpshme. Lojtarët u përfshinë mes kaosit dhe grushteve, ndërsa gjyqtari Koçi tregoi kartonin e kuq për Razën nga Pogradeci dhe Ndrecën e Tiranës.
Pas vërshëllimës përfundimtare, disa tifozë u përfshinë po ashtu. Për këtë ishte nevoja e ndërhyrjes së policisë në “Elbasan Arena”.
Pamje pas ndeshjes nga gazetari Fatmir Popja: (VIDEO) + (VIDEO)