Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë. Në aksident janë përfshirë një makinë “VW Tiguan” dhe një kamion “Mercedes”, të dy me targa të Shqipërisë.
Si pasojë e përplasjes, Xhensila Xixa, 32-vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Shoferi i makinës, Ylli Tali, dhe pasagjerja tjetër, Lavdi Xixa, janë dërguar me urgjencë në spital dhe po marrin trajtim.
Policia e Kosovës dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.