HomeKronikeRrahu për vdekje një person në Greqi, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe...

Rrahu për vdekje një person në Greqi, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq autorin! Historia e ngjarjes ndodhur 15 vite më parë

spot_img

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin Dritan Hoxha  për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim.

Në përfundim të hetimit  rezultoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Besim Besimaj kanë shkaktuar vrasjen e shtetasit Andon Veshaj në krahinën e Larisës në Greqi më 17.05.2010.

Hetimet nisën në vitin 2017 pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i viktimës, i cili denoncoi se nipi i tij u gjet i rrahur për vdekje brenda makinës së tij.

“Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi D.H. kishte njohje me viktimën dhe natën e krimit kanë qenë në të njëjtin bar që administrohej nga viktima duke konsumuar alkool. Prokuroria provoi se ata janë larguar në të njëjtën kohë dhe nga tabulatet telefonike rezultoi se autori ka komunikuar me bashkëpunëtorin tjetër shtetasin B.B. Të dy këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur në këmbë, duar e pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e dhunës, viktima ndërroi jetë. Pas këtyre akteve, ata e kanë futur viktimën në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes”, thote Prokuroria.

Natën e ngjarjes, viktima ka pasur tre çeqe me vlerë 150 mijë euro me vete. Ai humbi jetën si pasojë e goditjeve të rënda të kokës.

“Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi e provuar se Dritan Hoxha ka konsumuar në bashkëpunim me shtetasin  Besim Besimaj  kanë kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ në dëm të viktimës Andon Veshaj “, thote prokuroria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular