Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar për 12 qarqet e vendit, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga numërimi total i votave rezulton se Partia Socialiste kryeson me 121,815 vota, ose 61.11%.
PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 46,954 vota, ose 23,56%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet i treti, me 14,768 vota ose 7.4%.
Partia Mundësia renditet e katërta me 5,921 vota, ose 3.0%.
Lëvizja Bashkë renditet e pesta me 4,344 vota, ose 2.2%.
Pason Partia Social Demokrate me 2,323 vota ose 1.2%.
KQZ bën me dije gjithashtu se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) vijon në qarqet:
1. Durrës
2. Tiranë
3. Shkodër
4. Fier
5. Lezhë
6. Dibër
7. Elbasan
8. Vlorë
9. Berat
10. Gjirokastër
11. Korçë
Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) ka përfunduar për qarkun Kukës.