HomeKronikeAtentati në Durrës, reagon policia: I riu ndërroi jetë në spital, pika...

Atentati në Durrës, reagon policia: I riu ndërroi jetë në spital, pika kontrolli për kapjen e autorit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë natës (20 maj), ku një i ri 29 vjeç është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri. Krimi ka ndodhur në lagjen 18 të Durrës, ndërsa viktima është Ermir Dedja, një person me precedent të mëparshëm.

Policia thotë se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor në plagosje.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular