Sali Berisha, kryetar i PD, në emisionin e news24 ndër të tjera deklaroi se nuk ka pse të jap dorëheqjen nga kryetar i PD. Me tej Berisha shtoi se zgjedhjet nuk njihen nga PD pasi kryeministri ka tjetërsuar votën e popullit.
I pyetur nga gazetari Erli Murati se pse nuk ikni dhe t’ia lini një tjetri drejtimin e PD-së, Berisha insistoi se nuk kam pse të largohem. Po luftoj për votën e lirë, shtoi Berisha. Pyetjes se a mund të udhëtoni për në SHBA, siç keni deklaruar para zgjedhjeve, Berisha i rreshqiti pyetjes së gazetarit.
Berisha tha prerë: “Jemi para faktit të pamohueshëm për një numër të dokumentave themelorë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nuk pati zgjedhje, pati farsë elektorale, e paralajmëruar. Në 4 rezoluta ndërkombëtare thuhej se Shqipëria ka farsë elektorale. Komisioni i Jashtëm Europian në mes të fushatës elektorale tha se në Shqipëri nuk ka një proces të drejtë elektoral. Ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë. Një terror ndaj liderve opozitarë, kapja e drejtësisë e të tjera”.