HomeKryesoreDOKUMENTI/ PD i dërgon kërkesë urgjente KQZ-së për mos certifikim të rezultatit...

DOKUMENTI/ PD i dërgon kërkesë urgjente KQZ-së për mos certifikim të rezultatit të votave të diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë

spot_img

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos certifikim të rezultatit të votave të diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë.

Në kërkesën e firmosur nga Franci Nuri, përfaqësues i Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore pranë KQZ, PD kërkon nga KQZ:

1. Të mos certifikojë rezultatin për asnjë qark zgjedhor, përfshirë dhe rezultatin e votimit nga diaspora për atë qark, derisa të përfundojë një auditim i plotë dhe i pavarur mbi të gjithë procesin.

2. Të ndërmarrë menjëherë një auditim të thelluar të gjithë procesit të votimit të diasporës, duke përfshirë:

Planifikimin dhe përgatitjen paraprake të procesit,

Prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimit;

Dërgimin, marrjen dhe protokollimin e zarfeve;

Procesin e administrimit, hapjes dhe numërimit të tyre;

“Zarfat që kanë mbërritur bosh, pa fletë votimi, si dhe raste të zarfeve të shpërndara nga individë të lidhur me struktura patronazhi;

Mospërputhje të rënda në numrin e zarfeve të ardhura dhe fletëve të numëruara; Raste si ai i zarfeve të dërguar për në qarkun Durrës që përmbanin fletë votimi për qarkun Gjirokastër,

Mungesë totale transparence mbi numrin e fletëve të votimit të prodhuara dhe vulosura për diasporën;

Rrjedhje të të dhënave të zgjedhësve, shpërndarje jozyrtare e zarfeve dhe anomali të theksuara në administrimin dhe numërimin e fletëve të ardhura nga jashtë vendit”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD-së.

Kërkesa

I nderuar Z. Celibashi,

Në emër të Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), përfaqësuar nga Z. Franci Nuri, në cilësinë e përfaqësuesit pranë KQZ-së, ju drejtohemi me këtë shkresë zyrtare lidhur me procesin e votimit nga diaspora dhe pasojat e rënda të tij mbi integritetin e zgjedhjeve të datës 11 maj 2025.

Teksa po vijon procesi i numërimit të votave të fundit të diasporës, ky proces jo vetëm që po humbet çdo besueshmëri në sytë e publikut, por ka dalë plotësisht jashtë kontrollit administrativ dhe ligjor. Dështimet janë të shumta dhe tashmë të dokumentuara publikisht, duke filluar nga:

Zarfat që kanë mbërritur bosh, pa fletë votimi, si dhe raste të zarfeve të shpërndara nga individë të lidhur me struktura patronazhi;

Mospërputhje të rënda në numrin e zarfeve të ardhura dhe fletëve të numëruara; Raste si ai i zarfeve të dërguar për në qarkun Durrës që përmbanin fletë votimi për qarkun Gjirokastër,

Mungesë totale transparence mbi numrin e fletëve të votimit të prodhuara dhe vulosura për diasporën;

Rrjedhje të të dhënave të zgjedhësve, shpërndarje jozyrtare e zarfeve dhe anomali të theksuara në administrimin dhe numërimin e fletëve të ardhura nga jashtë vendit.

Të gjitha këto përbëjnë jo vetëm shkelje të rënda procedurale, por edhe elemente që vënë në dyshim të thellë legjitimitetin e rezultatit zgjedhor për votën e diasporës.

Për rrjedhojë, në emër të Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kërkojmë zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që:

  1. Të mos certifikojë rezultatin për asnjë qark zgjedhor, përfshirë dhe rezultatin e votimit nga diaspora për atë qark, derisa të përfundojë një auditim i plotë dhe i pavarur mbi të gjithë procesin.
  2. Të ndërmarrë menjëherë një auditim të thelluar të gjithë procesit të votimit të

diasporës, duke përfshirë:

Planifikimin dhe përgatitjen paraprake të procesit,

Prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimit;

Dërgimin, marrjen dhe protokollimin e zarfeve;

Procesin e administrimit, hapjes dhe numërimit të tyre;

Si dhe çdo akt tjetër i lidhur me këtë proces, që nga regjistrimi i votuesve e deri te shpallja e rezultateve për çdo qark.

Kërkojmë që ky auditim të realizohet nga ekspertë të pavarur, të paangazhuar me ndonjë institucion shtetëror apo politik, dhe që rezultatet e tij të bëhen publike në mënyrë të plotë.

Pa përfunduar ky auditim dhe pa u bërë transparencë e plotë mbi procesin, shpallja e çdo rezultati për votën e diasporës dhe për rrjedhojë për çdo qark do të ishte një veprim i nxituar dhe në kundërshtim me frymën e ligjit dhe kërkesat minimale të integritetit zgjedhor.

E konsiderojmë të domosdoshme që KQZ të ndërmarrë këto hapa urgjentë, jo vetëm për të adresuar dështimin katastrofik të këtij procesi, veçanërisht në shtete si Greqia, por edhe për të ruajtur legjitimitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në funksionimin demokratik të zgjedhjeve.

Me respekt,

Franci NURI

Përfaqësues i Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore pranë KQZ

Screenshot_13
Screenshot_14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular