HomeKryesoreE dredh Berisha: Na vodhën edhe në 2021, por Lulzim Basha "nuk...

E dredh Berisha: Na vodhën edhe në 2021, por Lulzim Basha “nuk donte” të bëhej kryeministër!

spot_img

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, pasi gati 4 vite rresht e përçau PD me parrullën se Lulzim Basha “i shiti” zgjedhjet e 2021, tani që i duhet të justifikojë katastrofën e paprecedentë në historinë e PD në 11 maj, e ka dredhur sërish. I ftuar në LOG në News24, ai pranoi se zgjedhjet ishin farsë dhe ishin vjedhur edhe në vitin 2021, por Lulzim Basha nuk luftoi, (të bëhej kryeministër), por preferoi vetëm karrigen e kryetarit të PD.

Sipas Berishës, në vend që Basha të bënte avokatin e votës së shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, ai mblidhte Kuvendin e PD për të mbajtur karriken e tij, ndërkohë që bën sikur “harron”, se në atë kohë ai vetë ka votuar për Bashën dhe deklaronte se ai i kishte fituar zgjedhjet, por Rama i kishte vjedhur postin e kryeministrit. Fakt ky që tashmë është certifikuar edhe nga SPAK me çështjen “Çurbja” në Durrës, Elbasanin, Shkodrën, etj.

“Lulzim Basha nuk luftoi për betejën e mbrojtjes dhe farsën elektorale, por luftoi vetëm të mbante karriken e tij. Nuk bëri avokatin e votës së lirë. U fut në proces për veten e tij, me Kuvendin për të qëndruar në krye të PD dhe jo të merrej me atë që ndodhi në votimet e 2021, ku raporti i cilësoi të fituara nga partia-shtet. Ai u pajtua me atë që ndodhi. Ndërsa unë këtë rrugë që po bëj sot, e kam bërë edhe në 2001, madje e kam pasur edhe më të vështirë”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular