Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin në Durrës gjatë natës (20 maj), ku u vra me armë zjarri Ermir Dedja 29 vjeç. Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, i riu ka qenë duke zbritur nga makina e tij, kur autorët ende të paidentifikuar i zunë pritë duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Mësohet se ai fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë ai ndërroi jetë.

Po ashtu mësohet se plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.