HomeBotaBiznesi familjar i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5...

Biznesi familjar i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam! Djali i presidentit: Do bëjë xheloze Azinë dhe mbarë botën

spot_img

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën (21 maj) ceremoninë e hapjes së një kompleksi luksoz banimi me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

Projekti përfshin tre fusha golfi me 18 vrima dhe ndodhet në një resort prej 2.446 hektarësh, disa kilometra në jug të Hanoit, përgjatë Lumit të Kuq.

“Trump Organization”, kompania familjare e presidentit amerikan, së bashku me partnerët lokalë, morën miratimin për projektin nga autoritetet vietnameze vetëm javën e kaluar, sipas agjencisë Reuters.

Bashkëpunimi “do të fokusohet në zhvillimin e hoteleve me pesë yje, fushave të golfit të nivelit kampionati dhe komplekseve të banimit luksoz me komoditete të pakrahasueshme në Vietnam,” thuhej në një deklaratë të përbashkët të bërë në tetor nga konsorciumi.

Eric Trump pritet të takohet nesër (22 maj) me zyrtarë të qytetit Ho Chi Minh për të shqyrtuar planet për ndërtimin e një grataçieli të mundshëm në qendrën jugore të biznesit të Vietnamit, sipas Reuters.

Projektet që do të zhvillohen në Vietnam do t’i bëjnë “xheloze të gjithë Azinë dhe botën mbarë,” deklaroi Eric Trump, i cili është nënkryetar ekzekutiv i Trump Organization.

Trump Organization ka projekte luksoze golfi, të përfunduara ose në zhvillim, në vende që variojnë nga Indonezia deri në Lindjen e Mesme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular