HomeKronikeDinamika e atentatit/Si u ekzekutua në pritë 29-vjeçari! Dyshime se ishte i...

Dinamika e atentatit/Si u ekzekutua në pritë 29-vjeçari! Dyshime se ishte i lidhur me një grup të fuqishëm kriminal! Zhduken autorët

spot_img

NIKOLETA KOVAÇI/ Krismat e një kallashnikovi, një qen që lëviz me shpejtësi duke i ikur zhurmës dhe disa persona që kthehen mbrapsht nga frika e plumbave.

Kjo është pamja që vjen nga një kamera që fiksoi momentin fatal të ekzekutimit të një të riu orëve të para të ditës së djeshme në një lagje të Durrësit. Mbi djalin, që rezultoi të ishte vetëm 29 vjeç, u qëllua në trotuar. Ai kishte tentuar të hynte në një objekt aty pranë, por plumbat e ardhur nga pas shpine nuk ia mundësuan të shpëtonte prej tyre.

U mësua se viktimë e asaj prite fatale ishte Ermir Dedja nga Shijaku. Krimi sipas policisë ka ndodhur afër orës 1 të natës, ndërsa ngjarja u raportua mëngjesin e djeshëm.

Vrasësit, që mendohet të kenë qenë tre persona, u larguan me nga vendi i krimit duke e djegur edhe mjetin me të cilin kryen vrasjen, ndërsa policia nxitoi të “gërryente” në të shkuarën e 29-vjeçarit për të zbuluar “sherret” që kishte kryer. E, dje, në vend që të gjurmoheshin autorët e vrasjes, policia bëri me dije se Ermir Dedja kishte qenë me precedentë kriminal, madje ai i përket edhe një grupi të njohur kriminal që vepron në zonën e Shijakut, Durrësit, e në kohë fushatash shkon në Dibër e deri në Elbasan.

VRASJA

Sipas policisë së Durrësit, Ermir Dedja u qëllua sapo kishte zbritur nga makina, në lagjen ku edhe banonte në qytetin bregdetar. Mësohet se ai fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë 29-vjeçari ndërroi jetë. Po ashtu, mësohet se plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të ndodhura në zonë për të hedhur dritë mbi identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve. I riu dyshohet se gjatë ditës ka qenë në mbikëqyrje nga autorët, që kanë ndjekur çdo lëvizje të tij. 29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku mësohet se kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, por nuk përjashtohet mundësia të jetë i përfshirë edhe në grupet e shumta që veprojnë në Durrës.

Nga dyshimet e para të ekspertëve, por edhe pas këqyrjes së kamerave, është fiksuar se autorët kanë mbikëqyrur zonën për orë me radhë, ndërsa i kanë zënë pritë në rrugicën në të cilën ai lëvizte gjithnjë. Autorët pasi kryen vrasjen, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin “Seat”, i njëjti që shfaqet edhe në pamjet e siguruara. Pak orë më vonë, policia e Vorës e gjeti makinën të djegur në afërsi të Gërdecit, bashkë me armën e krimit, një kallashnikov, të shkrumbuar plotësisht. Hetuesit kanë pak shpresë që përmes saj të zbardhin ngjarjen, pasi provat e mundshme biologjike u shkatërruan nga flakët. E vetmja shpresë mbetet një gjurmim i mundshëm i numrit të shasisë, çka mund t’u japë një drejtim hetimeve, ndërsa targat rezultuan të vjedhura më herët.

HETIMET

Përgjatë së djeshmes, grupi hetimor në Durrës ka të qartë vetëm dinamikën e vrasjes, ndërsa në lidhje me shkaqet dhe autorët e dyshuar ende nuk ka asnjë të dhënë. Edhe pse u tha se dyshohet se viktima kishte probleme me të shkuarën e tij, që dyshohet se ishte pjesë e një prej grupeve më të njohura kriminale në vend, ende nuk është bërë e mundur të shoqërohet asnjë i dyshuar. Policia dhe grupi hetimor kanë kryer një mori shoqërimesh, kryesisht persona që kanë pasur njohje me viktimën si dhe persona që kanë qenë në afërsi të vendit të krimit mesnatën e së hënës. Janë hapur me dhjetëra kamera përgjatë rrugëve të Durrësit e deri në Vorë, vend ku është gjendur i djegur edhe mjeti i autorëve, ndërsa do të jenë familjarët dhe miqtë e afërt të viktimës që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimit të rëndë që i mori jetën 29-vjeçarit./Gazeta Panorama 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular