HomePolitikeSabah Sheta: Ta shohim problemin tek vetja dhe drejt e në sy!...

Sabah Sheta: Ta shohim problemin tek vetja dhe drejt e në sy! Ja si mund të kthehemi ne pushtet

spot_img

Nga Sabah Sheta
Të nderuar banorë të Krujës, Fushë-Krujës, të Qarkut Durrës, shqiptarë kudo që janë brenda vendit dhe Diasporë. Sot jemi një javë nga dita kur votuam, e pas këtyre ditëve reflektim më duhet të them çfarë konstatova nga kjo garë elektorale politike.

Që në krye të herës dua të them se nuk ka se si të mos e shpreh zhgënjimin timin për rezultatin e opozitës shqiptare, veçanërisht Koalicionit Euroatlantik. Për çdo qytetar në opozitë me këtë qeveri, qoftë ky i forcës sonë politike që konkurruam, të PD-ASHM, apo dhe partive të tjera, 11 maji ishte një katastrofë elektorale.

Të nderuar motra dhe vëllezër!.

Një rezultat i tillë zgjedhor përballë një qeverie 12 vite në pushtet me një sërë skandalesh, me zyrtarë të lartë në burg deri në nivel ministrash për korrupsion, duhet të na bëjë të shohim problemin në drejt në sy. Pavarësisht parregullsive të procesit, diferenca e votave është e madhe me mazhorancën dhe ne nuk kemi pse të rrekemi pas qimes për ta bërë trarë, por duhet në mënyrë urgjente të gjejmë format dhe rrugët që të ngremë opozitarizmin, ta bëjmë veten të besueshëm tek qytetarët, të frymëzojmë për të ardhur në pushtet.

Brenda radhëve tona ka nevojë për një operacion të thellë politik, na duhet të dalim para shqiptarëve me emra të pakonsumuar dhe histori suksesi në të përditshmen e tyre në komunitetin ku jetojnë. Kemi brenda radhëve tona, t’i identifikojmë dhe ofrojmë e pse jo të marrim dhe nga shoqëria civile, qytetarë të paangazhuar në politikë, për ta bërë opozitën mazhorancë.

Vetëm me moral politik dhe personalitete që e mbartin këtë, do të mund të trokasim pa droje në dyert e shqiptarëve për t’u kërkuar të bëhemi forcë qeverisëse. Kjo duhet të ndodh, sepse edhe pse programi i të gjitha forcave politike opozitare ka qenë shumë i mirë dhe konkret ai nuk është përqafuar si i besueshëm tek qytetarët sepse disa individë e kanë dëmtuar kauzën e madhe; fitoren tonë më 11 maj.

E nëse kjo nuk do të ndodh, atëherë me vetëdije do të vazhdojmë të lemë vet Edi Ramën sërish në pushtet edhe në 2029, siç kemi bërë deri më tani për interesa të vogla personale individësh.

Unë po e bëj këtë apel, si një qytetar, si një opozitar krutan që e kam dhënë shembullin: Kam ditur të tërhiqem kur është dashur, të fal kur duhet, të luftojë për të kauzën e madhe fitoren përballë kundërshtarit dhe jo triumf brenda radhëve tona. Nuk është kjo ajo që duan shqiptarët nga ne!

Apeloj ndaj drejtuesve të gjitha forcave politike opozitare që konkurruan më 11 maj: Të bashkohemi, të vet pastrohemi, të ngrejmë kauzat e duhura, ofrojmë njerëzit që janë personalitete nga fusha të ndryshme. Secili të kapërcejë vetën për t’i dhënë shanse fitores!

Së fundmi për fitoren e radhës ta nisim tani nga vetja duke nxjerr gabimet tona, sigurisht dhe demaskojmë dhe denoncojmë kundërshtarin me fakte e prova për të qenë të besueshëm. Uroj dhe shpresoj që apeli i një demokrati që nuk është dorëzuar asnjë ditë, ka qenë çdo sekondë në oponencë më këtë regjim, të dëgjohet dhe kthejmë lavdinë e dikurshme opozitës teksa vinte në pushtet me besimin qytetar për ta bërë Shqipërinë të Madhe, sepse realisht sot Shqipëria meriton më shumë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular