HomeSportVIDEO/Ngatërrohet UEFA, Çeferin mbetet i shtangur gjatë ceremonisë. I jep shpjegime Son...

VIDEO/Ngatërrohet UEFA, Çeferin mbetet i shtangur gjatë ceremonisë. I jep shpjegime Son para se t’i dorëzojë trofeun e Ligës së Europës

spot_img

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ceremonisë së dorëzimti të medaljeve dhe trofeut të Ligës së Europës në Bilbao.

Siç është bërë e zakonshme, në podium u paraqitën për medaljet fillimisht lojtarët dhe stafi i Mançester Junatid, finalistët që dolën të dytët, e më pas fituesit e Totenhemit. Presidenti i UEfA-s, Aleksander Çeferin, ishte as i cili vendoste me radhë medaljet te pjesëtarët e dy skuadrave.

Por duket se UEFA nuk kishte bërë mirë llogarinë sa i përket medaljeve që do i dorëzoheshin Totnehemit, pasi në rreshtin e lojtarëve që shkuan në podium u futën edhe disa prej atyre të cilët kishin munguar për shkak dëmtimi në këtë ndeshje.

Kësisoj, në fundin e rreshtit ku ishin dy emrat kryesorë të kësaj skuadre, Romero e Son, Çeferin nuk kishte medalje për t’u vendosur. I befasuar, ai i kërkoi shpjegime asistentit që kishte pranë podiumit, e pastaj u “dorëzua”. Ai i shpjegoi Son se do të merrte medaljet me vonë dhe i dorëzoi trofeun kapitenit të Totenhem që të vazhdonte ceremoninë me shokët e skuadrës pa medaljen e fituesit në qafë.

SHIH VIDEON

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular