HomePolitike“Kur është Partia Socialiste mirë, Shqipëria është mirë”, Rama flet para deputetëve...

“Kur është Partia Socialiste mirë, Shqipëria është mirë”, Rama flet para deputetëve të PS: Jemi ngjitur aq lart sa…

spot_img

Kryeministri dhe njëherazi kreu i PS, Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët dhe deputetet e Partisë Socialiste ku mbajti një fjalim për triumfin historik në zgjedhjet e 11 majit.

Kryesocialisti tha se PS është ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar. Ai tha se arsyeja kryesore e fitoreve të njëpasnjëshme të PS-së është korrigjimi edhe pas triumfeve.

“Jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar dhe duke u përpjekur të reflektoj për Pse-në dhe Si-në e kësaj ngjitje. Besoj se mbi të gjitha kjo është arritur sepse pas çdo fitoreje kemi nxjerrë me shumë nga vetja. Ne e dimë si një dhe një që bëjnë dy që sa më shumë të korrigjohemi ne, aq më e mirë do bëhet Shqipëria, do përfitojnë shqiptarët dhe do garantohet anëtarësimi ynë në Be brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Sakaq, ai tha se kur është mirë Partia Socialiste, është mirë dhe Shqipëria.

“Unë bashkë me disa të tjerë këtu, gjithmonë e më pak, nga kohë e vjetër siç do thoshte Lasgushi, e kemi barë këtë familje të madhe në errësirë dhe në dritë, në dëshpërim dhe në plotë besim, përtokë dhe në fluturim. Dhe nuk është rastësi që kur kjo parti ka qenë mirë, Shqipëria ka qenë mirë, ndërsa kur kjo parti s’ka qenë mirë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së Partisë socialiste”, u shpreh kryeministri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular