HomePolitikeAksioni për lirimin e hapësirave publike, radhën e takimeve dhe inspektimeve të Ramës...

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, radhën e takimeve dhe inspektimeve të Ramës e ka Fieri dhe Durrësi

Advertismentspot_img

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut. Pas Vlorës ku ka dalë vetë për takime me strukturat, ai ka paralajmëruar se të martën e 8 Korrikut do të jetë në institucionin e drejtuar nga Armando Subashi.

Ka nisur edhe në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. Aksioni ka nisur që sot nga strukturat lokale, ndërkohë që mësohet se nesër në Durrës shkon kryeministri Edi Rama.

Armando Subashi është ish-deputet i Partisë Socialiste dhe prej 10 vitesh i angazhuar nga kjo forcë politike si kryetar i Bashkisë së Fierit, raporton newsbomb.al. Ai e ka marrë mandatin e parë më 22 Korrik 2015 dhe prej një dekade vazhdon të drejtojë institucionin.

Megjithatë, pavarësisht se drejton Bashkinë e Fierit në mandatin e tretë radhazi, socialistët fierakë kanë shprehur herë pas herë pakënaqësi ndaj lidershipit të tij, duke e akuzuar për neglizhinë, mosmbajtje të premtimeve dhe shpërdorim të detyrës.

Për këtë të fundit, ndaj tij është dërguar në organet ligjzbatuese një raport i detajuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërkohë që përgjatë 2024-ës, Armando Subashi ka hyrë në dyert e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje për orë të tëra nga SPAK.

Mbetet për t’u parë nëse vetë Edi Rama është i kënaqur nga puna e tij në krye të Bashkisë së Fierit, bashkia qendër e qarkut dhe një bastion i përhershëm i Partisë Socialiste, qoftë në zgjedhje lokale ashtu e parlametare, raporton newsbomb.al.

Kryeministri, më herët gjatë dy takimeve në Bashkinë e Vlorës nuk i ka kursyer kritikat e drejtpërdrejta për kryebashkiakun Ermal Dredha dhe i shkriu të gjithë drejtuesit e strukturave për mospërmbushje të detyrave funksionale.

Edhe në Fier përflitet për surpriza, por gjithçka pritet të zbulohet vetëm nesër, kur Edi Rama të zbresë në zyrën e Armando Subashit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular