HomeBotaIDF urdhëron evakuimin e plotë të Gazës, Izraeli gati për ofensivën tokësore...

IDF urdhëron evakuimin e plotë të Gazës, Izraeli gati për ofensivën tokësore ndaj Hamasit

Advertismentspot_img

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve që ndodhen në qytetin e Gazës të largohen menjëherë nga zona, pasi po përgatitet të nisë një ofensivë të gjerë tokësore kundër Hamasit. Ky është urdhri i parë për evakuim që përfshin të gjithë qytetin e Gazës, ndërsa më parë paralajmërimet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ishin të fokusuara vetëm në ndërtesa specifike dhe zonat përreth tyre.

“IDF është e vendosur të mposhtë Hamasin dhe do të ndërhyjë në qytetin e Gazës me forca të mëdha, ashtu siç ka vepruar në të gjithë Rripin e Gazës”, deklaroi zëdhënësi arabofolës i ushtrisë izraelite, kolonel Avichay Adraee, përmes një postimi në platformën X.

Ushtria izraelite u ka kërkuar civilëve palestinezë të zhvendosen drejt zonës humanitare të caktuar nga Izraeli në jug të Rripit të Gazës, përmes rrugës bregdetare.

“Qëndrimi në këtë zonë është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” theksoi Adraee në njoftimin e tij, duke përfshirë gjithashtu një numër telefoni ku palestinezët mund të raportojnë postblloqe të Hamasit apo përpjekje për të penguar evakuimin.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri dje thirrje banorëve të Gazës që të largohen sa më parë:

“Brenda dy ditësh kemi shkatërruar 50 ndërtesa të përdorura nga terroristët dhe kjo është vetëm fillimi i intensifikimit të ofensivës tokësore në qytet. I them banorëve: ju kemi paralajmëruar, largohuni tani,” u shpreh Netanyahu.

Mbrëmjen e djeshme, ushtria izraelite ka shkatërruar edhe një tjetër godinë shumëkatëshe në qytetin e Gazës – të pestën brenda 72 orëve – që sipas tyre shërbente si bazë për Hamasin. Izraeli akuzon këtë organizatë për përdorimin e ndërtesave civile për aktivitetet e saj ushtarake, gjë që Hamasi e mohon kategorikisht.

Aktualisht, ushtria izraelite deklaron se kontrollon 40% të qytetit të Gazës, ndërkohë që në muajin gusht është hartuar një plan për marrjen e plotë të kontrollit të qytetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular