I pranishëm në prezantimin e librit të Henry Kissinger në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri italian dhe ish-ministri i Jashtëm Massimo D’Alema.
Libri “Lidershipi” i diplomatit të njohur amerikan Henry Kissinger, është prezantuar në shqip, në një aktivitet në parkun “Eden” te Kryeministria. Libri përmban rrëfime mbi gjashtë udhëheqës botërorë, kurse parathënia në shqip është shkruar nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare, në prezantimin e këtij libri, u shpreh se është privilegj që të jetë në këtë event.
I pranishëm në prezantimin e librit të Henry Kissinger në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri italian dhe ish-ministri i Jashtëm Massimo D’Alema.
“Përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe të jep një lirshmëri në lexim edhe duke e pas lexuar më parë në variantin origjinal, pata çik frikë ta hap se thashë mos ndoshta do binte ajo fuqia e mprehtë e autorit, por përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe dua t’i komplimentoj përkthyesit.”
“Është privilegj që kemi këtu sot një personalitet të politikës italiane dhe europiane, nuk ka nevojë për prezantim. Nuk i kam thënë që këtu janë të pranishëm edhe ambasadorët e Shqipërisë jashtë vendit, sepse janë ditët e konferencës së ambasadorëve dhe ka një përkthim optimal ky prezantim libri në konferencën e ambasadorëve dhe dua ta falenderoj Kryeministrin D’Alema për gatishmërinë për të qenë i pranishëm dhe për të folur këtu për një figurë politike të jashtëzakonshme. Çmim Nobel për paqe por edhe i akuzuar si kriminel lufte“, tha Kryeministri Edi Rama.
Prezentë në prezantimin e librit në shqip të Kissinger ishin edhe të gjithë ambasadorët shqiptarë nëpër botë.







