HomeKultureUdhëzim i përbashkët për tarifat e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore

Udhëzim i përbashkët për tarifat e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore

Advertismentspot_img

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave, kanë miratuar një udhëzim të përbashkët i cili përcakton tarifat dhe mënyrën e përdorimit të tyre për shërbimet e ofruara nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale (IKTK). Ky udhëzim, që hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, sjell rregullime të reja lidhur me aplikimet dhe shërbimet e ndryshme.

Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga këto tarifa do të derdhen në buxhetin e shtetit, duke ndjekur përqindje të ndryshme në varësi të llojit të shërbimit. Ndërkohë, organet publike dhe shtetërore, si investitorë ose zhvillues të objekteve publike, përjashtohen nga pagesa e këtyre tarifave, shkruan rtsh.al.

Tarifat për aplikime dhe leje ndërhyrjesh

Aplikimi për leje ndërhyrjesh në pasuri kulturore material. Për të gjitha kategoritë e monumenteve (Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, brenda kufijve të Qendrave Historike, Ansambleve Urbane, Zonave të Mbrojtura, Veprave Arti, Parkeve Arkeologjike, Zonave Arkeologjike “A” dhe “B”), si dhe për shtyrje afati apo ndryshime projekti, tarifa e aplikimit është 10,000 lekë.

Leje për Zhvillime Transformuese në Territor. Tarifa për zhvillime të mëdha si rrugë, aeroporte, qendra banimi etj., do të llogaritet sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 428, datë 26.6.2024, me një vlerë prej 100 lekë/m² të sipërfaqes së pronës që do të zhvillohet.

Tarifat për mbikëqyrje dhe vëzhgime arkeologjike

Mbikëqyrje arkeologjike në terren, kostoja është 20,000 lekë/ditë, pagesa duhet të kryhet brenda 10 ditëve nga lëshimi i faturës.

Për vëzhgimin intensiv arkeologjik tarifa varet nga sipërfaqja e projektit, duke filluar nga 50,000 lekë për sipërfaqe deri në 1,000 m², dhe arrin deri në 500,000 lekë për sipërfaqe mbi 25,000 m².

Ndërsa për gërmimin arkeologjik në terren, tarifa është 70,000 lekë/m³ gërmimi. Vëllimi përcaktohet nga IKTK bazuar në projektin dhe sondazhet.

Lidhur me sondazhet arkeologjike, tarifa është 70,000 lekë/m³ sondazhi, dhe vëllimi përcaktohet rast pas rasti. Në rast se nevojiten të tria fazat (vëzhgim, gërmim, sondazh), tarifa do të jetë shuma e tyre.

Tarifat për shërbimet e arkivit teknik

Për kërkesa nga personat privatë, një përgjigje shkresore kushton 2,000 lekë, ndërsa një përgjigje digjitale 1,500 lekë.

Pajisja me një projekt/relacion teknik në format A4 shkresor kushton 2,500 lekë, dhe në formë digjitale 2,000 lekë.

Kurse pajisja me një projekt/relacion teknik në format A3 shkresor kushton 2,700 lekë, dhe në formë digjitale 2,000 lekë.

Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve në restaurim, tarifat do të përcaktohen sipas VKM-së nr. 354, datë 11.5.2016. Të gjitha tarifat do të bëhen publike në faqen zyrtare të Institutit Kombëtar të Trashëgënisë Kulturore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular